Ka kaluar më shumë se një javë nga vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u qëllua me armë nga shoku i tij Marjus Dema. Miqtë e Qemas, janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në vendin e krimit.
Me lule në duar, qirinj të vendosur në tokë dhe me lot në sy, reperi Marin, Erlin Peka, Blerim Hoti (dy personat që u përballen me gjykatën) ishin të pranishëm përballë shtëpisë së bardhë në Tiranë.
‘I paharruar hasjanali, tallman‘ janë disa nga fjalët që miqtë kanë shkruar sipër buqetave me lule.




