• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MEHMET QEMËS/ Arrestohen edhe dy të tjerë: U gjetën pajisje kompjuterike dhe grirëse…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E MEHMET QEMËS/ Arrestohen edhe dy të tjerë: U gjetën pajisje kompjuterike dhe grirëse…

16 May, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kontrollet e policisë pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në rrugën “5 maji” në Tiranë kanë çuar në pranga 2 persona të tjerë. Policia tha se në banesën e Kristjan Peçit, mik i viktimës janë gjetur disa pajisje kompjuterike dhe 2 grirëse që dyshohet se përdoreshin për kanabis sativa si dhe municione luftarake.

Mbetet i paqartë funksioni i pajisjeve kompjuterike pasi fillimisht u dyshua se përdoreshin për të prodhuar në mënyrë të paligjshme kriptomonedhën Bitcoin, por po verifikohet edhe nëse ato përdoreshin për lojëra fati të paligjshme. Në funksion të tyre ishte kryer edhe një lidhje e paligjshme energjie. Për këtë arsye u vu në pranga edhe një faturues i energjisë elektrike, 34-vjeçari Evis Zeneli që akuzohet për shpërdorim detyre.

Kristjan Peçi u shoqërua nga policia një ditë pas vrasjes për shkak se ai ishte prezent në momentin e vrasjes, por më pas u la i lirë. Një ditë më parë gjykata la në burg Marius Demën, 28-vjeçarin që shkrepi pistoletën duke i shkaktuar vdekjen mikut të tij Mehmet Qema, ndërkohë që ishte duke luajtur me armën.

Në sallën e gjyqit Dema deklaroi se viktimën e kishte si vëlla dhe se gjithçka ndodhi aksidentalisht. Gjykata liroi ndërkohë të rinjtë e tjerë që ndodheshin në tavolinë. Për Xhuljano Koçin dhe Frenkli Myftarin u la masa ‘arrest shtëpie’, ndërsa për Erlind Pekën, Blerim Hotin, Marjus Halilin dhe Eder Pjetrin u vendos “detyrim paraqitje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTOI NË DREJTIM TË ARBITRIT/ Gjykatësi Sportiv nuk e fal Chiellini-n. Ja sanksioni për kapitenin e Juventus-it...
Previous article "MENDOJ VETËM PËR SEZONIN, TË ARDHMEN NUK E DI ASKUSH"/ Sulmuesi Diaz: Një klub si Milan duhet të luajë në...

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT