• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MBETUR NË TENTATIVË NDAJ ARBËR GORGEAS/ Kapet 30-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E MBETUR NË TENTATIVË NDAJ ARBËR GORGEAS/ Kapet 30-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Tiranë

30 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Mësohet se i arrestuari është Kid Kazazi, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Me datë 30.05.2025, në Fllakë, i riu për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas. Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara.

Bashkë me Kazazin, u arrestua dhe Ferhat Kaja, i cili akuzohet se ka përkrahur autorin e tentativës për vrasje. Gjatë kontrollit, 31-vjeçarit i janë gjetur disa plumba, që janë sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, një 30-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga dhe 31-vjeçari Ferhat Kaja, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin Kid Kazazi të fshihej.

Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Danger”.

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.

Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.

Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCESI I KONTROLLIT TË VIZAVE NGA SHBA/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm
Previous article PUBLIKOHET FOTO/ Akuzohet se mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali. Ky është inspektori i IMT, Klajdi Zhilla

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT