• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARTIN CANIT/ Familja e 14-vjeçarit të ndjerë nis hetim paralele
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E MARTIN CANIT/ Familja e 14-vjeçarit të ndjerë nis hetim paralele

4 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Familja e Martin Canit ka nisur një hetim paralel me organet e drejtësisë për ngjarjen ku humbi jetën 14 vjeçari tregon avokati i tyre Redi Ramaj, në përpjekje sipas tij për të shuar konfuzionin mbi hetimin institucional.

“Mendojmë që zbardhja edhe e ngjarjes së ditës së premte mund të hedh dritë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pra kemi të bëjmë përfundimisht me një sherr fëmijësh që ka sjell fatalitet apo kemi të bëjmë me pjesëmarrjen e personave të tjerë që nuk janë bashkëmoshatarë? Të shumtë janë personat që kanë ardhur për ngushëllim e kanë dëshmuar të vërtetat që dinë, por nuk janë pyetur akoma nga organet ligjzbatuese”, tha avokati Redi Ramaj.

Krahas grumbullimit të dëshmive, avokati Ramaj ka nisur që prej 27 nëntorit kërkesat për marrjen e dokumentave shtetërore mbi rastin por dosja e 14 vjeçarit nuk është dorëzuar zyrtarisht ende në duart e tij.

“Ne i kemi paraqitur kërkesat e domosdoshme prokurorisë dhe policisë. Nuk kemi ende ekspertizën mjeko-ligjore. Kemi bërë e një sërë shkresa për institucione të tjera duke nisur nga vetë shkolla për te na informuar për ditën e momentin e ngjarjes, a është zhvilluar i plotë mësimi për klasat e personave të përfshirë në konflikt. Deri sot akoma jemi në terrin e ditëve të para dhe kjo nuk është normale”, tha më tej avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZOHET QEVERIA NË FRANCË/ Parlamenti voton pro mocionit të mosbesimit
Previous article "ISHIM SHOKË"/ Liesa Haxhiasllani zbulon si u njoh me babain e vajzës së saj

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT