• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARTIN BARDHIT NË RRËSHEN/ Familja Reçi: Nuk kemi lidhje me krimin, konfliktin që ka pasur nipi ia kemi lënë në dorë drejtësisë
Home
Breaking News

VRASJA E MARTIN BARDHIT NË RRËSHEN/ Familja Reçi: Nuk kemi lidhje me krimin, konfliktin që ka pasur nipi ia kemi lënë në dorë drejtësisë

22 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familja Reçi, e dyshuar nga policia për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, ka thyer heshtjen duke folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin të fund të muajit shtator. Në një deklaratë për mediat, Martin Reçi, vëllai i Kastriot dhe Gasper Reçit të vrarë më herët, ka mohuar që fisi i tij të ketë lidhje me ngjarjen dhe këtë e kanë bërë të ditur edhe para organeve të hetimit, kur janë marrë në pyetje. Konflikti mes Saimir Reçit dhe familjes Bardhi në muajin mars të këtij viti është një çështje që i është lënë në dorë drejtësisë, thotë Martin Reçi.

“Me përgjegjësinë time, ju deklaroj se fisi Reçi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e ndodhur kohët e fundit në Rrëshen. Dhe ne të gjithë njerëzit e mi kanë qenë në vendndodhjet e tyre të deklaruara edhe në organet e policisë dhe janë vërtetuar se nuk kanë qenë në asnjë lloj momenti as afër ngjarjes. Për ngjarjen para 5-6 muajsh që ka pasur fisi Bardhi me nipin tim, nipi dhe familja ime i janë drejtuar prokurorisë. Familja jonë e ka pas mbyllur kapitullin në momentin që nipi im ka dhënë shpjegimet para prokurorit dhe oficerit të policisë gjyqësore.“, thekson ai.

Interpretimet e ndryshme duke lidhur emrin tonë me këtë ngjarje, por na fusin në konflikte të paqenë thotë Martin Reçi i cili inkurajon organet e drejtësisë që të zbardhin krimin e rëndë.

“Disa media kanë deklaruar se jemi të vetmit që mund të kemi probleme me atë fis. Deklaroj që të jenë të kujdesshëm për të thënë dhe nxjerrë konkluzione të tilla për njerëzit pasi një gabim i mediave neve na fut në konflikte të paqena. Pas ngjarjes, janë bërë dy herë kontrolle në banesë. Nuk është gjetur asnjë gjë e paligjshme pavarësisht se vetë organet e policisë kanë bërë veprime të paligjshme duke kontrolluar edhe objektet që nuk ishin me vendim të gjykatës. Nga organet e drejtësisë kërkoj zbardhjen e çështjes dhe vendosjes para drejtësisë ata që kanë bërë ngjarjen dhe të mos ketë aludime ndaj familjes time që nuk ka borxh në këtë problem. “, shton Reçi.

Që prej ngjarjes së fundit e deri më tani policia ka ushtruar dy herë kontrolle në banesën e familjes Reçi në Rrëshen dhe nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.Teksa shpreh rezerva për veprimet e policisë, Martin Reçi thotë se kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura për kontrollin e biznesit të tij dhe për asnjë qëllim tjetër.

“Unë administroj një biznes në qendër të qytetit, ku kamerat e sigurisë janë vendosur me urdhër të policisë. Punonjësit e policisë kanë ardhur dhe na kanë thënë të vendosësh kamerat e sigurisë sipas ligjit për ndonjë vjedhje. Janë vendosur për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e biznesit, ambientet e brendshme. Asnjë gjë nuk ka qenë e paligjshme. Policia ka pretendime se janë kamera të cilësisë së lartë. Nëse janë kamera të ndaluara për të mos i vendosur nuk duhet të dalin as në treg.”, shprehet Reçi.

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26 shtatorit teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen. Nga breshëria e plumbave mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë, të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës. Autorët e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Rusia hedh bomba mbi një postë në Kharkiv, të pakten 6 viktima
Previous article PRIVATIZIMI I ISH-KOMPLEKSIT PARTIZANI/ Zbardhet vendimi i GJKKO për Berishën, Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Bektashi

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT