• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E MARIO MAJOLLARI/ Autori i dyshuar drejt lirimit. Policia nuk gjeti prova
Home
Breaking News

VRASJA E MARIO MAJOLLARI/ Autori i dyshuar drejt lirimit. Policia nuk gjeti prova

28 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes ndaj Kastriot Gjuzit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Mario Majollarit.

kastriot gjuzi1

 

Më herët, Akuza e kryeqytetit, pas më shumë se 1 viti hetime, konkludoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tij dhe kërkoi pushimin e çështjes. Në këto kushte, hetimet për zbardhjen e një prej vrasjeve më të diskutuara në kryeqytet shkon në pikën zero dhe nuk ka asnjë të dyshuar.

Kujtojmë se Policia e Shtetit do të njoftonte vetëm 24 orë nga vrasja, se e kishte zbardhur dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, i cili u arrestua më vonë në Kosovë. Ndërkohë, Gjuzi nuk e pranoi asnjëherë fajësinë, duke thënë se nuk e ka varë ai Majollarin, por në atë kohë prokurori pretendonte se kishte prova të mjaftueshme për të ngritur dyshimin e arsyetuar, se ai ishte autori i vrasjes.

Këto pretendime të Akuzës u mbështetën edhe nga Gjykata që caktoi ndaj Gjuzit masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat. Kastriot Gjuzi dyshohej se e ekzekutoi 28-vjeçarin Majollari për motive gjakmarrjeje, pasi babai i Mario Majollarit i kishte vrarë vëllain, Ilir Gjuzi në vitin 2000. I riu u ekzekutua me katër plumba mbrëmjen e 10 prillit të 2018-ës, në rrugicën e shtëpisë së tij, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer nga Suedia, ku kishte kërkuar azil. Të nesërmen pas ngjarjes, Policia e Tiranës tha se kishte zbardhur atentatin në Kinostudio, ku mbeti i vrarë me 4 plumba 28- vjeçari Mario Majollari.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhej se ishte identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, 41-vjeçari Kastriot Gjuzi, i njohur me emrin Petrit Gjuzi, banues në zonën e Tufinës. Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit thanë se ekzekutimi i Mario Majollarit ishte kryer për motive gjakmarrjeje. Ndërsa 9 ditë pas krimit, i dyshuari u arrestua në Kosovë dhe u kthye në Shqipëri ku u njoh me masën e sigurisë “Arrest me burg”, në zbatim të së cilës ndodhet në paraburgim edhe sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Ngarkesa ime është e madhe, por ata...
Previous article NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Kur kemi shpitin e grupit gjatë lojës, mund...

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT