• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E LIRIDONËS/ Gazetari: Çifti kishte kredi dhe borxhe në Suedi, nga biznesi s’kishin të ardhura të mëdha
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E LIRIDONËS/ Gazetari: Çifti kishte kredi dhe borxhe në Suedi, nga biznesi s’kishin të ardhura të mëdha

11 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e Liridona Ademajt tronditi opinionin publik, pasi mes të arrestuarve për këtë ngjarje është edhe bashkëshorti i viktimës.

Naim Murseli akuzohet se ka porositur vrasjen e Liridonës. Në media është aluduar se shkaku ishte një sigurim jete që viktima kishte në Suedi, pasi kishte nënshtetësi suedeze.

Gjithashtu është aluduar një lidhje jashtëmartesore homesksuale e Naimit për të cilën thuhet se Liridona ishte në dijeni.

E teksa ngjarja është e mbuluar me pikëpyetje dhe priten hetimet e policisë së Kosovës, gazetari Ervin Dushi ka ndarë detja nga jeta e çiftit në Suedi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “7pa5” në Vizion Plus, gazetari tha se çifti Murseli në Suedi kishte disa kredi dhe debite. Për sa i përket sigurimit të jetës, ai tha se vetëm personat VIP mund të përfitojnë sigurim të lartë.

Dushi: Familja Murseli ka një biznes të cilin e ka pasur pasiv në dy vitet e fundit. Është biznes në fushën e ndërtimit, por nuk ka pasur ndonjë të ardhur të madhe as më parë. Nëse i referohemi vitit 2020, si Liridona si Naimi kanë të ardhura rreth 300 e ca mijë korona, pra rreth 30 mijë euro në vit. Në një konsultim që unë kam pasur me agjencitë e aigurimeve kam marrë një përgjigje që mbi 1 milion marrin vetëm ata që janë persona VIP. Dhe siguracione VIP marrin vetëm ata persona që i plotësojnë disa kushte. Të tjerët mund të shkojnë maksimumi 590-800 mijë euro, por mos harrojmë se janë të ndara në dy dhe kanë 32% taksa.

Familja ka pasur shumë debite këtu, kanë kredi pa paguar, kredi personale, kredi biznesi. Po t’i shohim janë 3. Nuk ka pasur një jetë të shfrenuar siç paraqitet, unë i referohem letrave, jo thashethemeve. Sipas dokumenteve aty kanë debite, biznesi i tyre është një kafe lagjeje, një kafe e vogël në qytet. Liridona ka menaxhuar firmën e pastrimit dhe kafen. Ndërsa zotëria, Naimi, nuk është njohur për shumë aktiv, por është paraqitur si pjesë e politikës.

A ka informacion për ndonjë pasqyrim të mundur të të ardhurave, pronave në shtetin e Kosovës?

Dushi: Suedi ka diçka që nuk ecën mbi ujë të turbullt. Ata po presin hetimet, pra po presin mbylljen e hetimeve. Momentalisht akoma nuk është shkruar emri i Naim Murselit në media. Arrestohet familjari i Liridona Ademajt, nuk thuhet që është arrestuar i shoqi.

Për rastin kanë rënë në pranga Naim Murseli dhe Granit Plava i cili akuzohet se ka qëlluar Liridonën kundrejt 30 mijë eurove të paguara nga Murseli. Gjithashtu në pranga kanë rënë Kushtrim Kokalla dhe Tomë Doda, të cilët akuzohen si të përfshirë në ngjarje./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VELIAJ I FTUAR NË SHBA/ I ftuar nderi në pritjen e gjyqtares së parë shqiptare në Nju Jork
Previous article DETAJET E PARA/ Sekuestrohen 30 mijë euro në aeroportin e Rinasit, ja çfarë thotë Policia

s.autor

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT