• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E LEKSTAKAJ, PËR HAKMARRJE? Viktima në Lezhë i afërt me organizatorin Haxhia. Autorët nuk lanë asnjë provë në vendngjarje
Home
Breaking News

VRASJA E LEKSTAKAJ, PËR HAKMARRJE? Viktima në Lezhë i afërt me organizatorin Haxhia. Autorët nuk lanë asnjë provë në vendngjarje

20 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nikolin Lekstakaj, i njohur edhe me mbiemrin Marku, që u ekzekutua me breshëri plumbash pasditen e së mërkurës në Balldren të Lezhës ishte lidhje e afërt familjare me Edmond Haxhinë, i arrestuar në Britaninë e Madhe, i dyshuar si organizator në vrasjen e Ardian Nikulajt, 3 muaj më parë në Shëngjin.

Konfliktet mes këtyre dy fiseve janë të hershme, datojnë që nga viti 1996. Dhe pikërisht hakmarrja është pista kryesore që policia dhe prokuroria e Lezhës ka përqëndruar hetimet për zbardhjen e atentatit që i mori jetën 42 vjeçarit, baba i një fëmije.

ABC News mëson se babai i viktimës Nikolin Lekstakaj, me babain e Edmond Haxhisë, janë djem xhaxhallarësh. Pra, kushërinj të dytë. Ndërsa Edmond Haxhia është nip në fisin e Lekstakajve.

Të njëjtat burime, konfirmojnë se ata kanë jetuar prej vitesh në Angli. Madje, 42 vjeçari Nikolin Lekstakaj, ishte kthyer nga Anglia pak ditë më parë. Kjo u ka përforcuar dyshimet hetuesve se autorët i kanë vëzhguar më së miri lëvizjet e tij dhe se ka dyshime që vrasja e Lekstakajt të jetë organizuar ditët e fundit.
Në polici u shoqëruan 5 anëtarë nga fisi Nikulaj. Ata pretenduan para grupit hetimor se nuk kanë lidhej me vrasjen. Pas marrjes në pyetje, u lanë sërish të lirë.

Hetuesit kanë rindërtuar edhe një herë dinamikën e ngjarjes. Autorët, pasi janë informuar për lëvizjet e objektivit të tyre, kanë ardhur nga rruga nacionale e Lezhës drejt fshatit Balldren dhe kanë devijuar rrugën duke hyrë në sheshpushimin e marketit. Sapo Nikolin Lekstakaj doli i vetëm prej andej ku kishte blerë një pije freskuese, u qëllua me breshëri plumbash.

Menjëherë pas krimit, atentatorët u larguan në drejtim të Shkodrës. Në vendngjarje policia nuk sekuestroi gëzhoja, duke përforcuar dyshimet se autori qëlloi nga brenda mjetit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar vetëm tipin e mjetit, por jo targën. Për ta zbuluar atë por edhe lëvizjet e autorëve, policia ka sekuestruar një sërë kamerash sigurie përgjatë gjithë zonës.

Policia ka dyshime se atentatori nuk ka vepruar i vetëm, por të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët mund të kenë vëzhguar lëvizjet e Lekstakaj sapo ai ka dalë nga banesa që ndodhej shumë pranë me marketin ku ndodhi edhe vrasja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME BURG/ Ekstradohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
Previous article KËRKESA PËR MOCION ME DEBAT/ Gogu: Nuk ka urgjencë, kjo quhet urgjencë false

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT