Janë zbardhur detaje të rëndësishme nga hetuesit italianë, dy vjet pas vdekjes së Fabrizio Piscitelli, alias Diabolik (Kreu i ultrasve të Lacios), i vrarë më 7 gusht 2019 në Romë në Parco degli Acquedotti, në mes të turmës së tifozëve.
Sipas mediave italiane, vrasësi i Fabrizio Piscitellit është një shqiptar, i cili më pas është torturuar dhe vrarë në Shqipëri.
Po sipas këtyre burimeve, vrasësi shqiptar në të njëjtën mënyrë ka vrarë në shtator 2020, Selavdi Shehaj, alias Tarzan, një trafikant shqiptar droge, i qëlluar në plazhin e Torvaianica në Romë. Vrasësi kishte mbërritur në plazh i veshur si vrapues dhe edhe e qëlloi në kokë, në mes të turmës.
Më 7 gusht 2019 Fabrizio Piscitelli u vra në parkun e Ujësjellësit në Romë. Figura e shquar e tifozëve te Lacios, 53 vjeç, Piscitelli ishte i njohur në qarqet e ultrazërit të Lazios me pseudonimin Diabolik. Dy vjet pas atij krimi ende nuk ka asnjë fajtor.
Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia në Romë po heton për vrasje me pagesë të planifikuar në mënyrë mafioze. Sipas hetuesve ekzekutimi i Fabrizio Piscitelli u krye nga një vrasës ekspert, një “profesionist”. Pa dyshim një vrasës i pamëshirshëm, i cili veproi në mes të ditës dhe në një vend të mbushur me njerëz dhe pa asnjë fije frike. Sipas mediave italiane, ky vrasës është një shqiptar, i cili u torturua më pas në atdheun e tij dhe u vra për arsye që nuk dihen ende


