• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KRYEKOMISARIT CUKU/ Zbardhet vendimi i Gjykatës që dha “burg” për porositësin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E KRYEKOMISARIT CUKU/ Zbardhet vendimi i Gjykatës që dha “burg” për porositësin

27 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Masa e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për Bledar Jambellin, i akuzuar për vrasjen e Artan Cukut, është mbështetur në tri prova kryesore.

jambelli

E para, nga e cila është marrë edhe indicia kryesore e grupit hetimor, ka qenë dëshmia e Mikel Shallarit, i arrestuar qershorin e vitit të kaluar si person që kishte rolin e ekzekutorit. Nisur nga kjo dëshmi, janë përdorur si prova edhe dy kërcënime që ish-drejtori i Policisë së Vlorës kishte marrë nga 38-vjeçari Bledar Jambelli.

I pari ka qenë kërcënim direkt në zyrën e Cukut, në momentin kur Jambelli është arrestuar prej tij, ndërsa kërcënimi i dytë indirekt, pasi oficerët e Policisë kanë konstatuar emrin e Cukut të shkruar në faqet e murit të qelisë ku ka qëndruar Jambelli.

Këto tri argumentime janë parashtruar nga prokurori i çështjes në seancën e masës së sigurisë,që është zhvilluar më datë 12 qershor të vitit 2017 dhe janë pranuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që vendosi “arrest me burg”. Bledar Jambelli, nga Mbrostari i Fierit, pas këtij vendimi është shpallur në kërkim ndërkombëtar me një vendim të datës 18 prill 2018.

KERCENIMET

Vrasja e Artan Cukut është kryer për shkak të detyrës. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Kjo lidhet me kërcënimet për jetën që ai kishte marrë në kohën kur drejtonte Policinë e Vlorës. Kërcënimet erdhën për shkak të rihapjes së një dosjeje të vjetër, që solli arrestime të tjera. Personi që u arrestua në vitin 2012 pas vrasjes së Amarildo Delajt, ishte Bledar Jambelli.

E pas arrestimit për këtë vrasje, gjatë një operacioni që u drejtua nga vetë Artan Cuku, u gjetën prova të reja që e përfshinin Jambellin edhe në dy vrasje të ndodhura në vitin 2006. Ky ishte momenti kur Artan Cuku u kërcënua me jetë nga Jambelli, i cili i tha në zyrë se nuk do ta harronte kurrë këtë ditë. Kërcënimet vazhduan edhe pasi Bledar Jambelli u izolua në një qeli në Burgun e Rrogozhinës.

Madje, në lidhje me këtë rast ai u mor në pyetje në ambientet e burgut nga oficerët e Krimeve të Rënda. Por ajo që u konstatua në qelinë e Jambellit, e bënte edhe më serioz kërcënimin ndaj ish-drejtuesit të lartë të Policisë. Emri i Artan Cukut ishte shkruar me dhjetëra herë në muret e qelisë. Por shkrimet në mure nuk u fotografuan, në mënyrë që të përdoreshin si provë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Noizy tregon luksin e shfrenuar, por komenti i Ermal Mamaqit prish gjithçka: Sa KOT... (FOTO+VIDEO)
Previous article Pse Messi dhe Suarez munguan në ceremoninë e lamtumirës së Iniestas?

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT