• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Policia merr në pyetje familjarët e viktimës dhe 10 dëshmitarë
Home
Breaking News

VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Policia merr në pyetje familjarët e viktimës dhe 10 dëshmitarë

14 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mëngjesin e të martës, në autostradën Levan-Vlorë janë ende të freskëta gjurmët e atentatit mafioz të ndodhur një natë më parë, ku mbeti i vrarë Kristjan Marku.

Xhama të makinës së thyer që gjenden ende në rrugë, shenja të frenimit në rrugë, si dhe pjesë të makinës anës rrugës. Gjithashtu në pamje edhe kamera të sigurisë të cilat kanë filmuar lëvizjen e makinës së autorëve dhe viktimës. Në autostradë dhe një pjesë e barrierës anësore duket e goditur si rrjedhojë e aksidentit të mëpasshëm që ka bërë makinat.

Kush ishte viktima?

30-vjeçari Kristjan Marku është hetuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se disa minuta pas ngjarjes, në një distancë jo shumë të largët është gjetur dhe një mjet në djegie e sipër që dyshohet se iu përket autorëve.

Kristjan Marku u godit me breshëri automatiku në aksin Vlorë-Fier teksa ndodhej në makinën e tij.

Moti me shi dhe mungesa e kamerave të sigurisë vështirëson punën e policisë për kapjen e autorëve, teksa në të gjitha hyrjet e qytetit bregdetar janë ngritur dhe postblloqe.

Rreth 10 persona dyshohet se janë pyetur në polici për ngjarjen. Ata janë kryesisht persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, personi që lajmëroi policinë mbi makinën dhe trupin, drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident. Ndërsa 4 persona nga Rrësheni janë shoqëruar në polici. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës të cilët janë pyetur rreth të shkuarës së tij dhe gjithashtu ngjarjeve në Rrëshen dhe konflikteve që kanë pasur. Nuk raportohet të kenë dhënë ndonjë detaj që mund të ndihmojë policinë në zbardhjen e ngjarjes në fjalë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E KRISTJAN MARKUT/ Policia bastis banesën e familjarëve të Kastriot Reçit, 4 të shoqëruarit mohojnë të kenë lidhje me vrasjen
Previous article MOTI I KEQ/ Reshjet e dëborës mbajnë bllokuar Rrugën e Arbrit dhe disa fshatra në veri

s.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT