• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KOMISARIT DRITAN LAMAJ/ Strasburgu vendos për rigjykimin e çështjes kundër Arben Frrokut
Home
Breaking News

VRASJA E KOMISARIT DRITAN LAMAJ/ Strasburgu vendos për rigjykimin e çështjes kundër Arben Frrokut

7 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut ka vendosur se çështja kundër Arben Frrokut, të dënuar për vrasjen e Komisarit të Policisë së Shtetit, Dritan Lamaj, duhet të rigjykohet.

Sipas “Strasburgut”, procesi ka pasur shkelje dhe do të duhet të rigjykohet nga drejtësia shqiptare.

Përmes avokatit të tij, Tonin Prendi, Arben Frroku kishte bërë ankim në Strasburg për disa shkelje. Më 4 shkurt, Gjykata ka publikuar vendimin, duke pranuar disa nga kërkesat e ankimuesit.

FRROKU kundër SHQIPËRISË – VENDIMI

 

1. Konstaton se ka pasur një shkelje të nenit 6/1 të Konventës në lidhje me të drejtën e aplikantit për një vendim të arsyetuar nga Gjykata Kushtetuese;

2. Konstaton se gjetja e një shkeljeje përbën në vetvete një shpërblim të mjaftueshëm të drejtësisë për çdo dëm jopasuror të pësuar nga aplikanti;

3. Konstaton se nuk ka nevojë të shqyrtohet pranueshmëria dhe themeli i ankesave të mbetura;

3. Rrëzon kërkesën e aplikantit për një shpërblim të drejtësisë.

Hartuar në gjuhën angleze dhe njoftuar me shkrim më 4 shkurt 2025, në përputhje me rregullin 77/2 dhe 3 të Rregullores së Gjykatës.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Frroku u dënua përjetë nga ish-Apeli i Krimeve, në një kohë që ishte arratisur nga vendi. Ai u arrestua më vonë në Holandë, vend që refuzoi ekstradimin e tij në Shqipëri dhe njohu dënimin e tij, duke e konvertuar në 18 vite burg.

Vrasja e komisarit ndodhi më 24 shkurt 2013. Më 29 qershor 2015, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Më herët, në prill të po atij viti, pesë gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda e shpallën të pafajshëm Frrokun, duke e konsideruar të manipuluar dëshminë e të mbrojturit të drejtësisë.

Në qershor 2015, vetëm dy ditë para vendimit të Apelit, Frroku u arratis nëpërmjet Malit të Zi. Fillimisht u ndalua nga policia malazeze në kufirin me Kroacinë për arsye verifikimi, por më pas u la i lirë.

Më 6 mars 2016, ai u arrestua në Holandë, ku qëndronte i fshehur me një pasaportë greke të falsifikuar, me identitetin e Renato Tsepa. Fillimisht u ndalua për falsifikim dokumentesh, por pas verifikimeve rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e kryekomisarit Lamaj.

Frroku kundërshtoi ekstradimin në Shqipëri, duke argumentuar se ndaj tij ishte zhvilluar një proces i padrejtë dhe se jeta e tij ishte në rrezik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRATISJA E DAUT LAZES/ Lirohen nga qelia 3 gardianët e burgut! Çfarë deklaruan për ngjarjen
Previous article LËVIZTE ME ARMË NË MAKINË/ Arrestohet 33-vjeçari (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT