Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në një intervistë ekskluzive për Report Tv pas aktit të dorëheqjes së pak ditëve më parë, i pyetur fillimisht për komentin e tij për protestat e dhunshme të ditëve të fundit, u shpreh se ka ca njerëz pas protestuesve,e që e dinë se ç’bëjnë dhe ata duhet të japin përgjigje.
“Po bëhet hetimi penal më shumë përgjegjësi., po bëhet analiza brenda policisë për të parë se çfarë mësohet dhe do të mësohet.
Kamera e trupi nuk prish punë pasi ajo do të na tregonte rrjedhjen e ngjarjes, ndërkohë që dinamika e ngjarjes është e zbardhur nga një mori kamerash. Tashmë është e provuar që ngjarje është bnë tejkali8m të mbrojtjes në kushte ligjore të punonjësit të Policisë.
Ne kemi nevojë të analizojmë dhe të përmirësojmë punën e policisë. Por nuk evidentojmë defekte në zinxhirin e komandimit të policisë, sipas vlerësimit të deritanishme është e gjitha një dramë e sjelljes së papërshtatshme e një polici të vetëm të policisë. Duhet parë sepse por ende nuk e kemi një persë. Vetë punonjësi i policisë nuk e ka thënë ende pse. Motivi dhe detajet e vendimmarrjes së punonjësit të policit në ato çaste mbeten për tu sqaruar”, tha Lleshaj.


