• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KLODIAN RASHËS/ Arma u gjet në pellg uji, janë fshirë gjurmët e gishtave
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E KLODIAN RASHËS/ Arma u gjet në pellg uji, janë fshirë gjurmët e gishtave

11 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arma tip, pistoletë që dyshohet se është poseduar nga Klodian Rasha, i cili mbeti i vdekur në vend gjatë ndjekjes nga efektivi i policisë, N.H, nuk mund të identifikohet nëse është përdorur ose jo nga Klodian Rasha.

Kjo pasi pistoleta është gjendur e hedhur në një pellg uji, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganava, çka e bën të pamundur gjetjen e gjurmëve të gishtave por dhe faktorëve plotësues të qitjes.

Megjithëse kjo armë e sekuestruar nga polici me inicialet F.A, është çuar për ekzaminim të gjurmëve të gishtave, ekspertët ende nuk kanë gjetur gjurmë të saj, për shkak se pistoleta ka qëndruar e zhytur në pellgun me ujë dhe për pasojë ka humbur elementët e identifikimit të gjurmëve të gishtave.

Ndaj dhe kur janë mbushur 3 ditë nga vrasja e Klodian Rashës, policia dhe prokuroria ende nuk kanë dalë në një konkluzjon përfundimtar se kujt i përket arma e sekuestruar rreth 100 metra larg trupit të viktimës Klodian Rasha.

Pistoleta është gjetur disa minuta pas ngjarjes nga punonjësi i policisë me inicialet F.A. Arma është zbuluar pas krehjes së zonës që ka bërë policia, duke verifikuar çdo metër ku kishte kaluar Klodian Rasha.

Sipas dokumentacionit, pistoleta është gjendur brenda një pellgu me ujë, dhe gjetja e saj është kryer vetëm pasi është kontrolluar me këmbë dhe elektrik dore, sipërfaqja e ujit. Prania e armës në uji, e bën të pamundur të nxiret një konkluzion i saktë deri në këto momente, duke mbuluar me mister enigmën nëse arma pistoletë e gjetur i përkiste ose jo viktimës Klodian Rasha, që mbeti i vrarë në vend në mëngjesin e datës 8 dhjetor 2020, vetëm 70 metra larg banesës së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I DY VËLLEZËRVE OLLDASHI/ Zbulohet telefonata: U morën në një makinë dhe... (DETAJET)
Previous article ARDIAN NDRECA/ Shtetshkallmuesit

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT