Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, cili u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli, në provincën e Pizës. Bëhet me dije se autori i panjohur i ngjarjes është arrestuar.
Sipas raportimeve, autori është një 20-vjeçar shqiptar dhe ndalua në orët e pasditës në një autostradë, duke shkuar drejt Romës. Autoritetet e identifikuan shpejt autorin falë kamerave të publikut dhe zonës private dhe targave të automjetit me të cilin ai udhëtonte, një Range Rover gri.
Si ndodh kjo?
25-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një klub nate në Valdera ku pati një sherr. Ai ishte me një mik dhe një kushëri në makinë. 25-vjeçari ndodhej në sediljen e pasagjerit kur u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër.
Sipas mediave italiane, krimi duket se ka lidhje me sherin në të cilin ishte përfshirë në riu teksa ndodhej në klubin e natës dhe autorit dhe mund të kenëje me njëri-tjetrin. I riu shqiptar punon në një lavazh makinash në Fucecchio.
25-vjeçari u godit disa herë dhe për humbjen e jetës në vendngjarje. Hetuesit tani po hetojnë nëse incidenti brenda klubit mund të lidhet me vrasjen. Muharremi jeton në Fucecchio (Firence) dhe punon në një lavazh makinash lokal.


