Policia edhe prokuroria vijojnë hetimet në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko, pasi morën në pyetje gjashtë persona të dyshuar që kishin njohuri për ngjarjen.
Celularët e të gjashtëve janë sekuestruar dhe tashmë prokuroria mund të ketë në dorë fakte që mund të cojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në Prokurori nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi deri më tani.
Ndërkohë 2 celularët e Joy mbeten të pahapur, njëri iPhone që nuk është hapur asnjëherë dhe një tjetër që në fillim dyshohet se ka qenë i hapur, por në rrethana të pa qarta i është ndërruar kodi hyrës. Të dy vijojnë të jenë në laborator dhe nuk janë përftuar biseda që mund të ndihmonin të zbardhnin ngjarjen.
Sakaq 6 personat që u shoqëruan pak ditë më parë nga policia e Tiranës si të dyshuar që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko janë lënë të lirë.
Mes personave të shoqëruar ishte edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit.


