Ngjarja më e rëndë e këtij muaji është padyshim vrasja e ekstremistit grek Konstandinos Katsifas nga forcat e RENEAS pas refuzimit për dorëzim.
Shumë deklarata të bujshme, shumë lot nga familjarët dhe shumë provokime nga pala greke kanë kaluar dita ditës.
Sot pas ekspertizave që ka kaluar Katsifas u varros në Bularat, në jug të Shqipërisë edhe pse sot nuk u duk si i tillë. Thënë kjo pasi nuk mbaroi me kaq. Ekstremistët grekë kishin ardhur nga Greqia për të qënë të pranishëm dhe nuk e lanë me kaq.
Përveç flamurit të madh grek që shpalosën, thirrjet anti shqiptare ishin nga më të ndryshmet duke krijuar një situatë të rëndë.
Kujtojmë se të pranishëm ishin edhe pjesëtar të “Agimit të Artë”, forcë e cila njihet për urrejtjen ndaj shqiptarëve.
AlpeNews.al, me anë të një pasqyrimi nëpërmjet fotove dhe videove ju sjell momente se çfarë ndodhi paraditen e sotme në Bularat:
“Zjarr qenve shqiptar”:
’Gjaku në thërret të djegim shqiptarin”
“Katçifas ti jeton, ti na drejton (Mikonos); Vorio Epiri është grek”
/AlpeNews.al