• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Policia vë në dispozicion 2 milion lekë për informatorët. Ja ç’po ndodh në këto qytete
Home
Breaking News

VRASJA E KASTRIOT REÇIT/ Policia vë në dispozicion 2 milion lekë për informatorët. Ja ç’po ndodh në këto qytete

7 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutohet me snajper nga tarraca e një pallati, Kastriot Reçi 47 vjeç, ish-bashkëpronar i një medie lokale në Lezhë dhe së fundi pronar i një rrjeti kabllor. Reçi u qëllua sapo doli nga lokali në pronësi të tij në qendër të Rrëshenit, teksa do hipte në makinë. Policia gjen snajperin në tarracë. Drejtuesit e policisë dhe prokurorë zbarkojnë në Rrëshen. Ajo ka ofruar edhe 2 milion lekë në dispozicion për informacion për autorët

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rrëshen, Mirditë, ku në rrethana ende të paqarta u vra me armë zjarri shtetasi K. R., 47 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për çdo informacion të saktë që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe vendndodhjen e autorit vë në dispozicion shumën 2 milionë lek të rinj.

Kushdo që mund të ketë informacion të vlefshëm, të telefonojnë në numrin unik 112 dhe në numrin në dispozicion për këtë qëllim 069 41 06 449, duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur grupi i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe vijon puna për grumbullimin dhe administrimin e çdo prove sado të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit.

Në ndihmë të DVP Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Mirditë kanë shkuar disa grupe të FNSH Shkodër dhe vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është bashkëpunuar me DVP Shkodër, Tiranë e Kukës dhe Policinë Kufitare, për të shtuar kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin e daljes jashtë vendit të autorit/ve të dyshuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTIMI ME VLERË 70 MILIONË EURO/ Ja vendimi që merr Milan për Piatek dhe Paqueta
Previous article NISI EPOKËN E DYTË TEK MILAN/ Zlatan Ibrahimovic është futbollisti i katër dekadave

k.autor

Postime të ngjashme

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës… Aktualitet

TË PËRFSHIRË NË RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS/ Arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë! Në momentin e dorëzimit të drogës…

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE NË VEND/ Ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME NGA AKSIDENTI NË DURRËS/ Momenti kur taksia përplas për vdekje 66-vjeçarin në trotuar! Shpëtojnë kalimtarët e tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT