Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e djeshme e biznesmenit Kastriot Reçi në qendër të Rrëshenit. Autori që ka qëlluar me snajper në drejtim të 47-vjeçarit, ishte maskuar me paruke femre, për ta pasur më të lehtë që të humbiste gjurmët.
Reçi u vra sapo doli nga makina, teksa po hynte në lokalin e tij, ndërsa ishte i shoqëruar nga vëllai. Nga pamjet filmike u pa se autori ka ecur në mënyre që fytyra nuk i dallohet.
Nderkohe, banesa nga ku u qëllua biznesmeni ishte e shokut të Armando Gjinit, nje prej personave te vrare gjate kalvarit te hakmarrjeve mes dy fiseve.
Gjate kohes qe ky i fundit u vra, ne gusht te 2019-en, Gjinit iu gjetën biseda me pronarin e banesës
qe u perdor nga ekzekutori dje./BW