• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JURGEN KURTIT/ Dalin detaje të reja: Autorët përdornin celularë 2 mijë euro, dyshohet se… (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA E JURGEN KURTIT/ Dalin detaje të reja: Autorët përdornin celularë 2 mijë euro, dyshohet se… (FOTO)

26 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të tre të rinjve si autorë të vrasjes së 26-vjeçarit Jurgen Kurti, agjentët e krimeve ndaj jetës nuk kanë gjetur asnjë lidhje apo konflikt mes viktimës dhe të arrestuarve.

Fakt ky që ka shtuar dyshimet se të rinjtë mund të jenë paguar për të ekzekutuar Kurtin.

Sipas burimeve të A2, këto dyshime shtohen edhe nga disa telefona celular të kushtueshëm dhe të koduar që iu gjetën Olsi Qalliajt, Elsi Levendit dhe Alesio Berberit.

Bëhet fjalë për 5 celulare që secili kushton rreth 2 mijë euro, dhe që e kanë vështirësuar përgjimin e policisë.

Veç tre të arrestuarve, dhe një i katërt u shpall në kërkim si autorë të vrasjes së Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në kryeqytet.

Megjithëse policia është shprehur tepër e rezervuar, mësohet se nga analizimi i provave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se 3 të rinjtë kanë ndjekur së bashku me një bashkëpunëtor tjetër për disa ditë 26-vjeçarin Jurgen Kurti, deri në ekzekutimin e tij në shkallët e pallatit ku banonte.

Automjeti më të cilin u larguan pas ngjarjes tashmë i sekuestruar është prova kyçe që çoi në identifikimin e autorëve.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe 2 automjetet të tjera luksoze, ndërsa në banesa i është gjetur edhe një pistoletë, disa fishekë dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Një nga të ndaluarit, Olsi Qalliaj në postimet edhe në rrjetet sociale, ekspozonte mjetet luksoze që përdorte.

Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat duke mohuar përfshirjen në vrasje ndërsa policia po heton pistën e hakmarrjes dhe konflikteve të mundshme të Jurgen Kurtit lidhur me profesionin e tij si biznesmen.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që ata të kenë marrë 30 mijë euro, për të kryer vrasjen e Kurtit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MBYLL DYERT YLLIT TË "KATALANASVE"/ Klopp refuzon: Kam një ekip më të ekuilibruar, nuk kam nevojë...
Previous article E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma dhe "Zonja e Vjetër" përgatiten për shkëmbimin e talenteve, ja fatet e tyre

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona.. Aktualitet

PUBLIKON FOTON/ Motra e Erjon Vishkullit reagon pas deklaratës së Ramës: Do ta paguani! Kurimi u bë me shpenzimet tona..

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT