• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JAN PRENGËS/ Shoqërohet forcërisht “ndërmjetësi”, Nikollë Shullani refuzon të japë shpjegime para drejtësisë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E JAN PRENGËS/ Shoqërohet forcërisht “ndërmjetësi”, Nikollë Shullani refuzon të japë shpjegime para drejtësisë

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë më parë , është shoqëruar forcërisht nga policia , Nikollë Shullani , babai i Gëzim Shullanit , një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria , si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë , në bashkëpunim me Astrit Prengën , vëllain e e Jan Prengës , i cili u rrëmbye me më 17 janar 2020 , ndëra ndërroi jetë rrugës për në Pjezë të Durrësit , për shkak të plagëve të marra nga autorët .

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit , pohojnë se , Nikollë Shullani ishte thirrur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij . Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim , por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët .

Më 13 shkurt 2020 , thuajse një muaj pas ngjarjes , Shullani doli në media dhe mohoi akuzat e ngritura për djalin e tij , Gëzim Shullani .

Ai mohoi kategorikisht që i biri të kishte të bënte me grabitjen e lëndës narkotike . Madje , ai ishte edhe negociatori mes familjeve Doçi e Gështenja , për t’i bindur ata që të kthejnë trupin e Jan Prengës , por jo vetëm që nuk mundi të takonte askënd , por ishte shumë vonë pasi trupi i tij ishte zhdukur .

Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në rrugën London në Kamëz . Në rrëmbimin e tij morën pjesë disa persona , ndërsa si vend për dërgimin e trupit u zgjodh kompleksi Golden në Pjezë , në pronësi të vëllezërve Hajri . Për ngjarjen janë arrestuar disa persona , ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri .

Dyshohet që rrëmbimi të jetë porositur nga një shqiptar ë dënimin e tij e vuan në burgun e Ekuadorit . Arsyeja ka qenë një sasi droge e padërguar në destinacion nga vëllai i Jan Prengës , Astrit Prenga .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT RRITEN FRIKSHËM/ Rekord i ri, 82 raste me covid-19 në vend në 24 orët e fundit
Previous article ME PISTOLETË DHE 6 FISHEKË/ Arrestohet gjatë mbrëmjes së djeshme 24- vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT