Një gëzhojë e zhdukur e njërit prej plumbave çë çëlloi politikanin Oliver Ivanoviçin është arsyeja se dy policë të Kosovës kanë përfunduar në burg. Mësohet për pretendimet e Prokurorisë ndaj dy policëve, të cilët u arrestuan të shtunën me dyshimet se zhdukën prova nga vendngjarja e sulmit vrasës ndaj Ivanoviçit. Politikani serb ishte qëlluar me gjashtë plumba ndërsa hetuesit në vendin e ngjarjes kishin gjetur një gëzhojë më pak.
Kjo gëzhojë nuk ishte zbuluar në ditën e krimit. Siç shkruhet në dosjen e Prokurorisë kur hetuesit kishin shikuar kamerat e sigurisë nga vendi i krimit kishin parë policin Zharko J., i cili kishte marrë nga vendi i krimit një gëzhojë dhe e kishte futur në xhep, shkruan Kallxo.com.
Kolegu tjetër i tij, Dragisha M. po ashtu i arrestuar, vetëm kishte shikuar këtë veprim të kolegut të tij pa e penguar atë. Prokuroria pretendon se dy policët lejuan kalimtarë të rastit të futen në vendin e krimit pa i penguar ata.
Dy të dyshuarit janë paraçitur sot para Gjykatës së Mitrovicës, ku nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën çë akuzohen. Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviç u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar. Ai u varros një ditë më pas në Beograd.