• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E IVANOVIÇ/ Flet dëshmitari që e pa i fundit: U përshëndeta me të dhe…
Home
Rajon

VRASJA E IVANOVIÇ/ Flet dëshmitari që e pa i fundit: U përshëndeta me të dhe…

16 January, 2018 F.autor Breaking News, Rajon

Presidenti serb Aleksander Vuçic, ka dalë në konferencë për media pas vrasjes së Oliver Ivanovicit mëngjesin e sotëm në Veri të Mitrovicës. Ai kërkon që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes.

Ai kërkoi nga EULEX dhe UNMIK që edhe Serbia të përfshihet në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit. Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar rreth vrasjes së tij, ndërsa në Veri të Mitrovicës është gjetur një veturë, që dyshohet të ketë qenë e autorit.
Vucic, ka deklaruar sot se së shpejti do të vijë për vizitë në Kosovë për të biseduar me popullin serb. E gjitha kjo vjen pas vrasjes së liderit serb në veri, Oliver Ivanovic.

“Së shpejti do të vijë në Kosovë. Dëshiroj të bisedoj me popullin, çfarë mund të bëjmë, edhe pse nuk kemi pushtet efektiv”, tha ai teksa i ka bërë thirrje popullit serb në Kosovë që të ruajë paqen dhe qetësinë, duke paralajmeruar se vrasësit do të gjenden dhe të dënohen.

Ndryshe Vucic, deklaroi sot se nuk dëshiron të flasë lidhur ma atë se kujt i konvenon vrasja e Oliver Ivanovicit.

“Nuk dua ende të flas për këtë. Kemi indikacione fillestare, por nuk dua për këtë të flas derisa organet kompetente nuk do të flasin”, ka thënë Vuçic në një konferencë për media.

Deshmitari

Një punëtor që ka dyqanin përballë selisë së Partisë së Oliver Ivanoviqit, ka thënë për Express se në mëngjes është përshëndetur me Ivanoviçin por më pas ka dëgjuar vetëm të shtënat.

“U përshëndeta me Oliverin në rrugë, pastaj erdha ta hapë dyqanin dhe dëgjova 5-6 te shtëna armësh. Dola me pa çka ka ndodhë, por disa kalimtarë që ishin aty më thanë se Oliverit është alivanosur. Nuk e kam parë veturën sepse isha duke e hapë dyqanin. Oliveri ka qenë i mirë me të gjithë dhe kjo që ka ndodh është e tmerrshme. Të gjithëve na ka respektuar dhe të gjithë këtu e kemi dashur”, ka thënë një punëtor i dyqanit që gjendet përballe selisë së Oliverit

Sipas deklaratave të policisë dhe dëshmitarëve të tjerë vetura e cila dyshohet se nga aty është kryer vrasja i takon tipit Opel Astra.

Pas vrasjes, Policia e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 10.000 eurosh për cilindo qytetar që jep informacione lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje, raporton Express.

Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit t’a ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacion të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

“Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund ato t’i dërgojnë në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel:-080019999 ose- 192, dhe e-mail: [email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët, dhe policia do ta ruaj striktë të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit në këta numra telefoni dhe në këtë e-mail adresë, përveçse nëse personat vetë, vullnetarisht deklarohen ndryshe”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave, transmeton Express.

“Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen Udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq. Thotë se janë gjetur prova në vendin e ngjarjes për të vazhduar tutje me hetimet. Alarmin e dha një fqinj i cili njoftoi policine pasi kishe dale ne zonen ku ndodhi ngjarja, per te blere buke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Luana Vjollca "kapet mat", për vizitë tek kandidati për BURRË (FOTO)
Previous article Rikthehet shërbimi hekurudhor në Tiranë: 90 mln euro për Tiranë-Durrës-Rinas

F.autor

Postime të ngjashme

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT