Për vrasen e politikanit serb Oliver Ivanovic ka reaguar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.
Reagimi i plotë:
“Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë.
Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.
Trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe procesin e paqëtimit në Kosovë.
Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve.”
/AlpeNews.al/


