• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E IVANOVIÇ/ Arrestohen KATËR persona. Dyshohet se kanë… (EMRAT)
Home
Rajon

VRASJA E IVANOVIÇ/ Arrestohen KATËR persona. Dyshohet se kanë… (EMRAT)

23 November, 2018 F.autor Rajon

Policia e Kosovës arrestoi 4 persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës.

Oliver Ivanoviç, i cili ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia” u vra më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Arrestimet janë bërë me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Tre prej personave të arrestuar dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale vrasje e rëndë kurse një person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

Të arrestuarit janë Dragisha Markoviç, Marko Roshiç, Nedeljko Spasojeviç dhe Sasha Qurçiç. Me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej dyzet e tetë (48) orëve.

Një person i pestë mbetet në kërkim. Ai është i identifikuar me inicialet M. R, viti i lindjes 1978 edhe ky i përkatësisë serbe.

“Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit,” thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Kontrollet

Gjatë kohës së aksionit të policisë, në veri të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, është lëshuar edhe alarmi që paralajmëronte rrezikun e përgjithshëm.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se me urdhrin e saj është realizuar aksioni i policisë në veri të Mitrovicës, “ku janë arrestuar katër të dyshimtë se janë të përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit”.

“Me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Kryetari i komunës: Dy nga të arrestuarit pjesëtarë të policisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç ka theksuar që aksioni i Njësive të Policisë së Kosovës, ka shqetësuar qytetarët e Mitrovicës veriore.

“Bëhet fjalë për bashkëqytetarët tanë, Dragisha Markoviq, Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq dhe Sasha Qurçiq, të cilët janë dërguar në drejtim të panjohur. Gjatë aksionit janë dëgjuar të shtëna dhe janë hedhur shok-bombat ndaj secilit person që është parë në afërsinë e tyre. Qytetarët janë mbledhur herët në mëngjes dhe janë të shqetësuar. Ajo që mund të them se po të mos tërhiqeshin njësitë speciale, do të kishim luftë në rrugët e qytetit të Mitrovicës”, tha Rakiq, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi, citon REL,

Ai u ka thënë medieve se dy nga personat e arrestuar, Dragisha Markoviq dhe Sasha Gjuriq, janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga policët nga komanda veriore e Mitrovicës.

Për aksionin në veri ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

“Sot, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion policor, që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhërit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.

Thërras qytetarët, subjektet politike, kryetarët e komunave posaçërisht ata në veri dhe organet e tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit. Është më rëndësi që askush të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme.Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë”.

Edhe qeveria e Kosovës ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se aksioni policor në veri të Kosovës që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç, është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik”, theksohet ne deklaratën e Qeverisë.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre në veri dhe organeve të tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

“Është më rëndësi që askush të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme. Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë”, theksohet në deklaratë.

Gjate kontrollit policia ka sekuestruar

Një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS,
Një telefon (I-phone),
Një telefon “Microsoft”,
Dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung,
Një llap top “Lenovo”,
Dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280,
Një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës,
Një këllëf për armë-revole,
Dy jelekë ushtarak,
Një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët,
Katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë,
Një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm,
Një granatë dore M-75,
Dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles,
Një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm,
Tre fishekë të cal. 7.62 mm X39,
Një tytë e tromblonit,
Një shufër gome,
Substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram,
Dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi,
Shtëpizë kompjuteri “ASUS”,
Si dhe një sprej jo zyrtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Alda Bardhyli: Telefonata Kadare-Enver Hoxha dhe raporti i shkrimtarit me diktatorin
Previous article ÇFARË E JOSH TEK NJË MASHKULL? Anjeza Maja befason, përgjigjja që nuk prisni (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT