• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ISH POLICIT QË TRONDITI TIRANËN/ Klani “Duka” fshihet pas ekzekutimit të Santiago Malkos
Home
Breaking News

VRASJA E ISH POLICIT QË TRONDITI TIRANËN/ Klani “Duka” fshihet pas ekzekutimit të Santiago Malkos

7 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hija e një grupi kriminal që ka dalë rishtazi në Tiranë dhe që po fiton ndjeshëm teren në raport me grupet e vjetra në kryeqytet, duket se qëndron pas vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko. Ky i fundit u qëllua me mbi 10 plumba teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMWX5”. Dhjetë ditë nga kryeja e këtij krimi të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës është fokusuar tek dy persona që ka shumë dyshime se ata mund të jenë individët që kanë organizuar dhe ekzekutuar Santiago Malkon.

Një burim pranë grupit hetimor të kësaj çështje u shpreh për “Shqiptarja.com” se prapa kësaj vrasje qëndron hija e një grupi kriminal në Tiranë, që njihet ndryshe si klani “Duka”. Hetuesit gjatë kësaj periudhe kanë verifikuar disa indicie nëse vrasja e Malkos lidhej me dy atentate të zhvilluara në Durrës, por në fakt nuk është konstatuar ndonjë lidhje e mundshme mes këtyre ngjarjeve të zhvilluara në Durrës dhe Tiranë. Të vetmet dyshime që tashmë kanë mbetur në tavolin e grupit hetimor janë ato që flasin se eleminimi fizik i Santiagos ose siç thirej shkurt nga shoqëria “San”, bien mbi dy anëtarë të klanit “Duka” në kryeqytet.

Nga informacionet operative të policisë por edhe nga të dhënat e rregjistruara në kartotekën kriminale, ky klan çdo ditë e më tepër po rritet dhe fiton territor në kryeqytet. Disa prej anëtarëve të këtij grupi disa kohë më parë janë proceduar penalisht nga prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”, por që hetoheshin në gjëndje të lirë. Klani “Duka” kohët e fundit ka shfaqur rivalitet me një grupim tjetër në Tiranë, ku nga ky rivalitet gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar dhe konfliktet, zënka këto që nuk janë bërë publike dhe nuk janë rregjistruar si ngjarje në polici. Për momentin të dyshuarit e vetëm të policisë dhe prokurorisë së Tiranës për vrasjen e Santiago Malko, janë personat me inicialet D.A dhe L.D.

Por deri në këto momente këta persona nuk janë ndaluar nga policia. Nga ana tjetër viktima Santiago Malko rezulton si person kontigjent kriminal dhe që mbante shoqëri me personazhe të njohur dhe të përfolur shpesh në disa ngjarje kriminale në Tiranë. Përfshirja e fundit e Malkos në ngjarje kriminale ka qënë ajo e 4 tetorit 2018, ku Santiago shfaqet përkrah grupimit të Ervis Martinaj, duke hyrë në ambjentet e lokalit “Monopol”, ku dhe ndodhi përplasja me armë, gjatë së cilës mbeti i vrarë Fabian Gaxha, dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato. Santiago Malko pas përjashtimit nga radhët e policisë së shtetit ka qenë pjesë e Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE NË LIBRAZHD/ Masakron për vdekjen gruan me thikë dhe hidhet nga kati i shtatë i pallatit
Previous article KUSH ISHTE ROBERT MUGABE/ Diktatori brutal që masakroi kundërshtarët e tij për të kapur pushtetin për 37 vjet

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar Aktualitet

EMRAT/ Atentati në Athinë, shqiptari i plagosur ishte person në kërkim. Në pranga dy shokët e viktimës, autori ende i paidentifikuar

DYSHOHET PËR HELMIM MASIV NË KOPËSHTIN E VLORËS/ Fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku Aktualitet

DYSHOHET PËR HELMIM MASIV NË KOPËSHTIN E VLORËS/ Fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT