Ndalohet nga policia një person i dyshuar si autor i vrasjes së ish-oficerit të policisë Arben Bilali.
I ndaluari është rreth moshës 30 vjeç. I riu dyshohet se është përfshirë në atentatin ndaj Bilalit mesditën e sotme në zonën e Selitës në kryeqytet. Ai është shoqëruar në komisariat në këto momente dhe po merret në pyetje.


