Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mes të ditës në Tiranë. Një ish-punonjës policie u vra me armë në kryeqytet. Ai është Arben Bilali,i cili fillimisht ka mbetur i plagosur me armë në stacionin fundit të e autobusit të Tiranës së re dhe nderroi jete më pas ne spital.
Pistat e ngjarjes janë të shumta ku kryesorja është ajo e hakmarrjes. Kjo pasi vëllain e Bilalit, Leonardin e kanë vrarë në 2010 për motive ende enigmë.
Megjithatë, më herët u mësua se gruaja e 50 vjeçarit është gjithashtu police.
Informacionet bëjnë me dije se ajo është Matilda Balili, specialsite për Krimet në Drejtorinë e Tiranës.
Nga këtu, dyshohet se një nga shkaqet e ngjarjes mund të jetë edhe pozicioni i bashkëshortes.
Ndërkohë policia ka arrestuar një person si të dyshuar për ngjarjen.
Përgatiti: AlpeNews.al




