Policia e Tiranës ka “blinduar” banesat e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e 26-vjeçarit Idrit Çelaj.
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesat e dy vëllezërve, në kryeqytet. Sipas gazetares Lala, uniformat blu kanë gjetur në banesa armë, në një banesë të vëllezërve Kusi, në fshatin Allgjatë.