Në 4 nëntor të 2017 i riu Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë në një lokal në Zooteknikë. Pak pas plagosjes ai ndërroi jetë në spitalin ushtarak në Tiranë. I riu nuk arriti që ti bëjë ballë plagëve të marra. Policia pak orë pas ngjarjes arrestoi në fshatin Grudë autorin e dyshuar Elvis Hoxha dhe bashkëpunëtorin e tij Ditmir Harifi, ky i fundit e ndihmoi autorin që të largohet.
Fillimisht Elvis Hoxha e ka pranuar autorsinë duke thënë se e ka qelluar pas një loje qe nisi për një kapele mes të rinjve në lokal. Gjatë rrugës në seancat e gjyqit dëshmia e Elvis Hoxhës, 17 vjeç ka ndryshuar disa herë. Tashmë 17 vjeçari ne seancën e radhës në gjykatën e Shkodrës ka ndryshuar përsëri dëshminë e tij. Elvis Hoxha nuk e pranon se është ai autor i plagosjes së rëndë që më pas i mori jetën Hermes Beqirit.
Autori i dyshuar ka deklaruar se nuk e ka qëlluar ai Hermes Beqirin. I pyetur se kush mund ta ketë qëlluar Elvis Hoxha ka deklaruar se nuk ka dijeni duke thënë se ai nuk është autori i asaj ngjarje. Megjithatë policia ka arritur që të ketë prova të mjaftueshme dhe prokuroria vijon që akuzën ta ketë për Elvis Hoxhën si autor dhe Ditmir Harifin si bashkëpunëtor. Tashmë duhet pritur se çfarë do të ndodh në seancat e ardhshme gjyqesore.


