• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E GJYQTARIT KALAJA/ Reagon familja: Ti ishe dritë për familjen, miqtë dhe kolegët! Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë tënde
Home
Breaking News

VRASJA E GJYQTARIT KALAJA/ Reagon familja: Ti ishe dritë për familjen, miqtë dhe kolegët! Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë tënde

7 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rrethi i ngushtë i familjes Kalaja ka reaguar mes dhimbjes për ikjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, gjyqtarit dhe profesionistit të mirë Astrit Kalaja. Ai humbi jetën dje, në moshën 62 vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi.

Astrit Kalaja ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Lira Parruca, kushërirë e gjyqtarit të ndjerë, ka shkruar disa vargje prekëse për ikjen e tij të parakohshme dhe të padrejtë, në krye të detyrës që e ushtronte prej dy dekadash.

“I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë.

Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë”, shkruan Lira Parruca.

Titi, siç e quan ajo, ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Kushërira e gjyqtarit të Apelit që me reformën gjyqësore ishte transferuar nga Shkodra në Tiranë, thotë se kryeqendra e veriut do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij.

“Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër”, vijon shënimi.

Lira Parruca i shkruan dhe bashkëshortes së Astrit Kalasë, zonjës Valbona Kalaja, që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

“Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij”, përmbyllet mesazhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 9 NËNTORIT/ PS konfirmon kandidatin për kryebashkiak në Cërrik, Mazniku zbulon emrin
Previous article GARA PËR KREUN E SPAK/ Elvin Gjokaj dorëzon kërkesën për të garuar si kryeprokuror

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT