• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJYKATËSIT BORSELLINO/ Pas 26 vitesh vajza e tij bën 13 pyetje: Pse nuk u zbulua…
Home
Jetë

VRASJA E GJYKATËSIT BORSELLINO/ Pas 26 vitesh vajza e tij bën 13 pyetje: Pse nuk u zbulua…

18 July, 2018 k.autor Jetë

Më 19 korrik i vitit 1992, ekzaktësisht 26 vite më parë në “Via d’Amelio” u nda nga jeta në
mënyrë tragjike gjykatësi Paolo Borsellino, dy muaj pas vrasjes së mikut dhe kolegut të tij Giovanni Falcone.

Borsellino sapo doli nga apartamenti i mamasë, të cilën kishte shkuar ta vizitonte. Në
pragun e derës e priste një shpërthim, thuajse i zakonshëm në Palermon e lodhur prej
vitesh të tëra mes të shtënave dhe të vdekurve duke i marrë jetën gjykatësit emblemë.

“Shumë mistere rreth vdekjes së babait tim”.

Është denoncimi i Fiammetta Borsellino, vajza e gjyqtarit të vrarë në masakrën në “Via D’Amelio”, e cila sot shkruan një letër të hapur në prag të përvjetorit të 26-të. Vajza më e vogël e magjistratit bën trembëdhjetë pyetje duke paraprirë me fjalinë: “Mjaft me misteret e shtetit, na tregoni të vërtetën”.

Në letrën e botuar nga “La Repubblica”, Fiammetta Borsellino shkruan: “Kanë kaluar 26 vjet dhe ende presim përgjigje nga zyrtarët nga institucionet dhe më gjerë. Ka pyetje që nuk mund të zhduken nga mendja jonë”.

Ndër pyetjet e Fiammetta Borsellino, që sot në orën 14.00 do të dëgjohet nga Komisioni Rajonal Anti-mafia akuzon autoritetet lokale: “Ata nuk morrën masat e nevojshme për të mbrojtur babanë tim”.

Jo vetëm kaq. “Për një rrezik kaq të madh që vinte nga mafia magjistratë që nuk inin të aftë të jepnin autorizimin apo nuk donin”, pyet ajo.

“Pse nuk u zbulua se çfarë shkruhej në ditarin e kuq të babait tim”? “Pse në 57 ditë prokurorët e Caltanissetta nuk e firmosën autorizimin për të mbrojtur  babanë tim?”.

Pastaj pyet edhe për Scarantinun e penduar. “Pse prokurorët e Caltanissetta ishin të lumtur me shtyrjet e vazhdueshme?” Pse mungoi inspektimi i policisë me Scarantino, në garazhin ku thuhej se ishte vjedhur një “Fiat 126” që më pas u shndërrua në një makine-bombë, pyet ajo.

Po kush ishte Paolo Borsellino?

Lindur në Palermo në vitin 1940 nga një familje në gjendje të mirë ekonimike , në vitin 1959 regjistrohet në fakultetin e drejtësisë në universitetin e qytetit të tij dhe diplomohet në vitin 1962 me maksimumin e pikëve në vitin e pasrendës. Në moshën 23-vjeçare fiton konkursin për gjyqtar. Vitet e para i kalon në prokurori të ndryshme siciliane e ku në vitin 1975 vendoset në Palermo dhe nis të punojë përkrah Rocco Chinnici-t, një nga gjyqtarët e shumtë që do të shohë të binte viktimë e mafies.

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Para KPK gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla, MANOVRAT që bëri për të fituar kredinë e butë
Previous article Ka shkëlqyer në miqësore, por mediat belge japin alarmin: Anderlecht ka dyshime për Abazajn

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT