Më 19 korrik i vitit 1992, ekzaktësisht 26 vite më parë në “Via d’Amelio” u nda nga jeta në
mënyrë tragjike gjykatësi Paolo Borsellino, dy muaj pas vrasjes së mikut dhe kolegut të tij Giovanni Falcone.
Borsellino sapo doli nga apartamenti i mamasë, të cilën kishte shkuar ta vizitonte. Në
pragun e derës e priste një shpërthim, thuajse i zakonshëm në Palermon e lodhur prej
vitesh të tëra mes të shtënave dhe të vdekurve duke i marrë jetën gjykatësit emblemë.
“Shumë mistere rreth vdekjes së babait tim”.
Është denoncimi i Fiammetta Borsellino, vajza e gjyqtarit të vrarë në masakrën në “Via D’Amelio”, e cila sot shkruan një letër të hapur në prag të përvjetorit të 26-të. Vajza më e vogël e magjistratit bën trembëdhjetë pyetje duke paraprirë me fjalinë: “Mjaft me misteret e shtetit, na tregoni të vërtetën”.
Në letrën e botuar nga “La Repubblica”, Fiammetta Borsellino shkruan: “Kanë kaluar 26 vjet dhe ende presim përgjigje nga zyrtarët nga institucionet dhe më gjerë. Ka pyetje që nuk mund të zhduken nga mendja jonë”.
Ndër pyetjet e Fiammetta Borsellino, që sot në orën 14.00 do të dëgjohet nga Komisioni Rajonal Anti-mafia akuzon autoritetet lokale: “Ata nuk morrën masat e nevojshme për të mbrojtur babanë tim”.
Jo vetëm kaq. “Për një rrezik kaq të madh që vinte nga mafia magjistratë që nuk inin të aftë të jepnin autorizimin apo nuk donin”, pyet ajo.
“Pse nuk u zbulua se çfarë shkruhej në ditarin e kuq të babait tim”? “Pse në 57 ditë prokurorët e Caltanissetta nuk e firmosën autorizimin për të mbrojtur babanë tim?”.
Pastaj pyet edhe për Scarantinun e penduar. “Pse prokurorët e Caltanissetta ishin të lumtur me shtyrjet e vazhdueshme?” Pse mungoi inspektimi i policisë me Scarantino, në garazhin ku thuhej se ishte vjedhur një “Fiat 126” që më pas u shndërrua në një makine-bombë, pyet ajo.
Po kush ishte Paolo Borsellino?
Lindur në Palermo në vitin 1940 nga një familje në gjendje të mirë ekonimike , në vitin 1959 regjistrohet në fakultetin e drejtësisë në universitetin e qytetit të tij dhe diplomohet në vitin 1962 me maksimumin e pikëve në vitin e pasrendës. Në moshën 23-vjeçare fiton konkursin për gjyqtar. Vitet e para i kalon në prokurori të ndryshme siciliane e ku në vitin 1975 vendoset në Palermo dhe nis të punojë përkrah Rocco Chinnici-t, një nga gjyqtarët e shumtë që do të shohë të binte viktimë e mafies.