• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJENERALIT/ Trump: Soleimani po planifikonte një sulm të madh, ndaj e vramë
Home
Nderkombetare

VRASJA E GJENERALIT/ Trump: Soleimani po planifikonte një sulm të madh, ndaj e vramë

7 January, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump tha të martën se Kasem Soleimani ishte duke planifikuar një sulm të madh, por nuk dha hollësi.

“Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore,” tha presidenti në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e kryeministrit të Greqisë Qiriakos Micotaqis,

Ai shtoi se SHBA po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë dhe se brenda Iranit shumë njerëz u gëzuan për vrasjen e tij pasi i trembeshin atij.

Presidenti Trump e quajti Kasem Soleimanin “një monstër” që kishte vrarë shumë njerëz.

Nga ana e tij, sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper pohoi të martën se është më se e drejtë të thuash se sulmi që Soleimani ishte duke planifikuar duhej të ekzekutohej brenda pak ditësh dhe jo javësh.

Shtetet e Bashkuara, tha ai në Pentagon, duhet të presin që Irani të hakmerret për vrasjen e Soleimanit.

“Unë mendoj se duhet të presim që ata të hakmerren në disa mënyra dhe forma, – tha ai – duke shtuar se një hakmarrje e tillë mund të bëhet përmes grupeve të mbështetura nga Teherani, jashtë Iranit ose nga vetë dora e tyre”.

“Ne jemi të përgatitur për çdo rrethanë. Dhe atëherë ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrë të përshtatshme ndaj çdo veprimi të tyre”.

Ndërkaq, Presidenti Trump tha se do t’i bindej ligjit ndërkombëtar për të mos vënë objektet kulturore iraniane në shënjestër të sulmeve ushtarake, duke tërhequr një kërcënimi që ai bëri ndaj Iranit pak ditë më parë.

Duke folur për trupat ushtarake amerikane në Irak, presidenti Trump tha se nëse SHBA largohen nga Iraku, kjo do t’i linte Iranit një prani të madhe atje.

Në një kohë të caktuar, trupat amerikane do të duhet të largohen nga Iraku, por kjo kohë nuk është tani, tha ai. Irakut do t’i duhet ta garantojë vetë sigurinë e tij, shtoi presidenti amerikan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET E TRISHTA/ Vajza e vogël nuk pranon të largohet nga arkivoli i të atit
Previous article I ATI VRAU MOTRËN DHE KUNATN/ Fjalët prèkëse të Arben Shaptafajt: Lindita ishte diamanti në familje, Vetoni kishte...

F.autor

Postime të ngjashme

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT