Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar Interpolit ndihmë në arrestimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhjetëra të tjerëve që besohet se kryen sulmin me dron që vrau një gjeneral të lartë iranian në Bagdad.
Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr tha se Trump së bashku me më shumë se 30 të tjerë akuzohen nga Irani për përfshirje në sulmin e 3 janarit që vrau gjeneralin Qassem Soleimani, ndërsa përballen me “akuza vrasjeje dhe terrorizmi”, njoftoi agjensia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.
Alqasimehr nuk e identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë të kërkojë arrestimin e tij edhe pasi të mbarojë mandatin e presidentit.
Irani i ka kërkuar Interpolit që të ndihmojë në arrestimin e Trump, ndërsa pas marrjes së kërkesës Interpol do të mblidhet dhe do të diskutojë nëse do të veprojë ose jo.