Ish-ministri teknik i Lulzim Bashës, Dritan Demiraj, ka folur për situatën e tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit.
Ai shprehet se Irani posedon një fuqi të jashtëzakoshme ushtarake
“Pavarësisht se SHBA dhe Irani kanë katër vite në luftë me njëri – tjetrin, gjatë gjithë kohës kanë pasur negociata.
Vrasja e gjeneralit nuk është ekzekutuar pa lejen e Rusisë, për shkak se ka qenë një nga njerëzit kryesor të presidentit Putin.
Kasem Sulejmani ka qenë mbi dhjetë herë në Moskë. Kjo tregon edhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka pasur gjenerali.
Për të gjithë studiuesit e çështjeve të terrorizmit të gjithë e dinë se njihej si njeriu i cili kishte të gjithë çelësat e Lindjes së Mesme”, u shpreh ai për ABC News.
Më tej, Demiraj tha se është një luftë e tmerrshme, pas sipas tij, Irani në udhëheqjen e Sulejmanit ishte fuqizuar ndjeshëm.
“Kasem Sulejmanit i është ofruar tre herë Presidenca, ai ka qenë një legjendë e kombit iranian.
Por nga ana tjetër ka prishur balanca politike në Iran.
Të gjitha Ambasadat iraniane në botë nuk kanë ambasadorë nga linja standarde diplomatike.
Amerika posedon sistemet me ekselente kundër raketave, por vetëm në dhjetë vitet e fundit Irani ka zhvilluar teknologjinë e luftës teknologjike disa herë shumë,” tha Demiraj.


