• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Ruhani bisedon me Erdogan: Krimi amerikan ishte “një marrëzi e madhe”
Home
Nderkombetare

VRASJA E GJENERALIT IRANIAN/ Ruhani bisedon me Erdogan: Krimi amerikan ishte “një marrëzi e madhe”

5 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Në një telefonatë të shtunën me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidenti iranian tha se vrasja e gjeneral Soleimanit nga SHBA ishte një “marrëzi e madhe” dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të rajonit që të mos heshtin kundër një krimi të tillë.

Presidenti i RII, Hasan Ruhani paralajmëroi se nëse vendet e rajonit nuk veprojnë në një mënyrë të bashkuar kundër agresionit amerikan, një dështim i tillë do të nxisë më tej armikun për të kryer krime më të rënda kundër të gjitha shteteve rajonale. “SHBA kryen një krim të rëndë kundër nesh dhe nëse heshtim, një krim i tillë do të kryhet edhe kundër vendeve të tjera,” deklaroi ai. Erdogan, nga ana e tij, i ofroi ngushëllime Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei dhe qeverisë dhe kombit iranian për vrasjen e komandantit legjendar Kasem Soleimani. Ai theksoi rëndësinë e vendosjes së stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe tha se ndërhyrja e huaj dhe konfliktet rajonale do të pengojnë vendosjen e paqes rajonale. Gjithashtu, në një takim me Ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheik Mohamed bin Abdulrahman Al Thani në Teheran të Shtunën, Ruhani ths se Shtetet e Bashkuara janë përgjegjës për çdo pasojë të aktit terrorist kundër gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani, duke theksuar se Uashingtoni do të paguajë një çmim të rëndë për këtë akt terrorist. Ai theksoi se Republika Islamike kurrë nuk ka iniciuar ndonjë tension që ka çuar në pasiguri në rajon dhe fajësoi “veprimet e pamatura” të SHBA për shtimin e tensioneve në rajon gjatë viteve të fundit. Al Thani, i cili shërben gjithashtu si zëvendëskryeministër i Katarit, tha se vendi i tij është i vendosur të përmirësojë më tej bashkëpunimin me Iranin. Ai shprehu ngushëllimet e tij për popullin iranian për vrasjen e gjeneral Soleimanit dhe tha se Doha është gjithashtu shumë e shqetësuar për një veprim të tillë të paprecedent.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UNË I REZISTOJA TUNDIMIT SA DILJA NGA PARLAMENTI.../ “Kaubojsi” tregon anën intime: Me kanë ngacmuar shumë goca
Previous article "VDEKJE PËR AMERIKËN"/ Si u "PËRMBYTËN" në LOT rrugët teksa, trupi i Qasem Suleiman kthehej në Iran (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

"IDE SHUMË E KEQE"/ Suedia godet Spanjën për amnistinë e emigrantëve: Rrezikohet përsëritja e krizës së vitit 2015 Botë

"IDE SHUMË E KEQE"/ Suedia godet Spanjën për amnistinë e emigrantëve: Rrezikohet përsëritja e krizës së vitit 2015

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT