Vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në Irak, nga forcat amerikane, është një ngjarje e cila ka ndezur dhe njëherë tensionet midi Amerikës dhe lindjes së mesme.

Politikanët Shqiptarë dolën në krah të aleatit tonë më të madh strategjik, duke e mbështetur dhe e përkrahur Amerikën në lidhje me këtë ngjarje.
Kryeministri Edi Rama reagoi pas vrasjes në Irak të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, bashkë me komandantin ushtarak të Irakut dhe disa ushtarakë të tjerë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale,teksa thekson se Irani ka vepruar kundër botës së lirë, Rama shprehet se Shqipëria është vendosur në mbështetje të SHBA-së.
Postimi
Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e padrejtë të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria nuk mund të aprovojë me forcë qëndrimin e @POTUS ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne jemi të vendosur me SH.B.A. dhe shpresojmë se të gjithë e bëjnë këtë.
Kreu i partisë demokratike Lulëzim Basha që në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane shkoi në si i ftuar në konventën e Hilari Klintonit e nxori PD-në të bënte një deklaratë mbështetëse ndaj Shba: “Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA”.
Ish kryeministri Sali berisha bëri një reagim në facebook e tij ku mbështeste Amerikën: “Pershendes kete akt si nje goditje te merituar ndaj rregjimit diktatorial te Ajetullahve…”.
Por të vetmit politikanë të cilët nuk kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje, janë çifti bashkëshortor Meta president dhe Kryemadhi kryetarja e LSI. Meta përveçse president është edhe komandanti i forcave të armatosura të Shqipërisë të cilat kanë luftuar gjithmonë përkrah Amerikë. Ndoshta kjo vjen pasi presidenti Meta nuk i ka punët “mirë” me të dërguarit Amerikanë në Shqipëri. Pasi në vitin që lamë pas zëdhënësi i tij në një postim në facebook shkruante: “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë”, Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Laë” si çdo vend demokratik”.
/AlpeNews.al






