Familja e George Floyd, afro-amerikanit që vdiq pas dhunës së policisë në SHBA do të dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë.
Mediet e huaja raportojnë se Këshilli i Qytetit të Minneapolis miratoi në maj të 2020 një vendim për të dëmshpërblyer familjen e George Floyd dhe kështu çështja penale do të përfundojë në këmbim të kompensimit.
Familja e Floyd u dakordësua me vendimin për kompensim, duke deklaruar se 500.000 dollarë do të përdoren për të zhvilluar zonën tregtare, ku ndodhi incidenti që pëfundoi në mënyrë tragjike për Floyd.
46-vjeçari George Floyd humbi jetën më 25 maj të vitit të kaluar, pasi oficeri i policisë Derek Chauvin ushtroi presion me gju në qafën e tij për rreth nëntë minuta, duke i shkaktuar vdekjen.
Ai u arrestua në Minneapolis të Minesotas, nën dyshimin për mashtrim më 25 maj 2020, ndërsa Floyd vdiq në spital. Vdekja e tij shkaktoi një valë protestash në SHBA dhe zemërimin e mijërave amerikanëve.