• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E GENTIAN BEJTJAS/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn
Home
Breaking News

VRASJA E GENTIAN BEJTJAS/ Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn

17 November, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin me 23 vite burg për shtetasin I.B, i akuzuar për vrasjen me paramendim të Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në oborrin e banesës së viktimës në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Sipas hetimeve, I.B dhe bashkëpunëtorët e tij kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri drejt 42 vjeçarit, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të tij.

Foto nga vendi i ngjarjes, mars 2024

Pak minuta pas ngjarjes, në rrugën dytësore të fshatit Hasan, Fushë-Krujë, është konstatuar djegia e një automjeti tip Land Rover, i përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Hetimet kanë treguar gjithashtu se I.B ka qenë disa herë pranë banesës së viktimës përpara ngjarjes, sipas të dhënave të GPS-it të automjetit të tij, të marrë me qira.

Ekspertiza e ADN-së ka lidhur shtetasin I.B, së bashku me dy persona të tjerë, me automjetin tip Volkswagen Golf, të përdorur për largimin menjëherë pas djegies së Land Rover-it.

Shtëpia e Gentjan Bejtjas

Prokuroria e akuzon I.B për tre vepra penale: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, për të cilën kërkohet dënim 21 vite burg; “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh dhe municioni”, me 2 vite burg dhe “Falsifikim ose përdorim i dokumenteve të falsifikuara”, me 1 vit burg.

Në përputhje me nenin 55 të Kodit Penal, prokuroria kërkon bashkimin e këtyre dënimeve në një total prej 23 vite burg për I.B, i cili sipas hetimeve ka luajtur rolin e ndihmësit në ekzekutimin e Gentian Bejtjas.

Si ndodhi ngjarja

42-vjeçari ndodhej brenda në serë bashkë me bashkëshorten dhe njërin prej djemve kur u vra. Dyshimet e para janë që ai i ka parë autorët.

Bejtja ka tentuar të largohet pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur shenja gjaku deri në pjesën e pasme. Pas krimit, atë ditë në fshatin Hasan u gjet një makinë në flakë, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda mjetit u zbuluan katër kallashnikovë.

42-vjeçari u kishte shpëtuar 3 atentateve të ndryshme më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË SHEH TI?" Debate te Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi përjashton Flamur Nokën: Dilni jashtë
Previous article KRIMI ZGJEDHOR: SPAK pranon gjykim të shkurtuar për ish-deputetin e PD

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT