• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARIT/ Turqia bën hapin e radhës. Ja çfarë kërkon
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARIT/ Turqia bën hapin e radhës. Ja çfarë kërkon

6 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Turqia nuk do të ngurrojë të kalojë në hetim ndërkombëtar për rastin e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi nëse përballet me ndonjë bllokim në hetimin aktual, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Hetimi i vrasjes së Khashoggit është duke vazhduar. Do të shkojmë deri në fund. Nëse ka bllokim, nuk hezitojmë të kalojmë në një hetim ndërkombëtar”, u tha Çavuşoğlu gazetarëve në Përfaqësinë e Përshershme të Turqisë në NATO pas takimit të Ministrave të Jashtëm të aleancës veriatlantike në Bruksel.

Khashoggi, gazetar dhe kolumnist i gazetës The Washington Post, u vra pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Qeveria saudite ka ofruar sqarime të ndryshme nga njëra-tjetra në lidhje me vrasjen, duke e mohuar atë fillimisht, ndërsa më pas tha se vrasja ishte aksidentale dhe më në fund iu referua asaj si një operacion jashtë komandës.

Kryediplomati turk po ashtu tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan e ka diskutuar rastin me bashkëbiseduesit e tij gjatë Samitit të G20-tës javën e kaluar në Argjentinë dhe shtoi se qëndrimi, transparenca dhe vendosmëria e Turqisë në lidhje me këtë ngjarje është vlerësuar pozitivhst nga të gjithë.

“Megjithatë, ne duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet për të zbardhur këtë vrasje të planifikuar të kryer në territorin tonë”, shtoi ministri turk.

Çavuşoğlu po ashtu reagoi ndaj deklaratave të fundit të të dërguarit special amerikan për Sirinë, James Jeffrey, i cili ka quajtur bisedimet e Astanas rreth krizës në Siri si dështim.

“Është deklaratë mjaft e paqëlluar. Nuk mendoj se bëhet fjalë për një mendim personal të Jeffreyt”, tha Çavuşoğlu.

Jeffrey do të udhëtojë për në Turqi për një takim të lartë të Grupit të Punës për Sirinë dhe kjo çështje do të aktualizohet gjithashtu në këtë takim, tha shefi i diplomacisë turke.

Çavuşoğlu gjithashtu njoftoi presidenti amerikan, Donald Trump, ka hapur çështjen e avionëve F-35 gjatë një takimi me presidentin Erdoğan në samitin e G20-tës.

“Ne nuk duam ndonjë problem”, tha Çavuşoğlu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLQEN SI STILISTE/ Bashkëshortja e Matrit tregon forma të ndryshme të linjës "I Am Bikini" (FOTO)
Previous article "GJITHËVËMENDJA PËR JU"/ Rama: Me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT