• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARIT SAUDIT/ Turqia: E planifikuar dhe shumë e komplikuar
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARIT SAUDIT/ Turqia: E planifikuar dhe shumë e komplikuar

23 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Zëdhënësi i Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK) në Turqi, Ömer Çelik, e cilësoi vdekjen e gazetarit saudit Jamal Kashoggi si “vrasje e planifikuar dhe e komplikuar”, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në selinë e partisë, Çelik tha: “Vrasja e Jamal Khashoggit është një vrasje e planifikuar në mënyrë brutale dhe shumë e komplikuar, për të cilën kishte përpjekje për ta mbuluar”.

“Unë shpresoj se ata që janë përgjegjës për vrasjen e Khashoggit do të dënohen dhe askush të mos mendojë kurrë ta përsërisë atë”, shtoi Çelik.

Gazetari Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Pas më shumë se dy javëve mohime mbi fatin e tij, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi u vra gjatë një sherri brenda konsullatës.

Në ditën e zhdukjes së Khashoggit, 15 sauditë, përfshirë disa zyrtarë, arritën në Stamboll me dy avionë dhe vizituan konsullatën, në kohën kur gazetari ishte ende brenda, kanë njoftuar burime të policisë turke. Të gjithë individët e identifikuar janë larguar nga Turqia.

Një ekip i përbashkët turko-saudit përfundoi një hetim të enjten, pasi kreu ekzaminime në rezidencën e konsullit dhe Konsullatën Saudite në Stamboll.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYTI ME DUAR MAMINË PAS NJË LIDHJE DASHURIE/ Burri pranon të vërtetën dhe...
Previous article E FUNDIT/ Kapet i kërkuari nga Italia, kush është kavajasi pjesë e organizatës kriminale (EMRI)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT