Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se pas zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Turqi mund të fshihen “vrasës mashtrues”.
Duke komunikuar me gazetarët pas një telefonate me mbretin Salman, ai tha se udhëheqësi saudit kishte mohuar në mënyrë të vendosur që të kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me zotin Khashoggi
Trump e përshkroi mohimin e mbretit Salman si “shumë, shumë të fortë”.
Ndërkohë që pritet mbërritja e Sekretarit të Shtetit në Arabinë Saudite, hetuesit sauditë dhe turq kanë filluar kontrollet në konsullatë, aty ky Khashoggi u pa për herë të fundit.
Zyrtarët turq besojnë se ai u vra nga agjentët sauditë thuajse dy javë më parë, por Riadi e ka mohuar në vijimësi autorësinë.
Çështja ka tensionuar lidhjet e Arabisë Saudite me aleatët e saj më të ngushtë perëndimorë.


