• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARIT KASHOGI/ Trump paralajmëron për pasoja
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARIT KASHOGI/ Trump paralajmëron për pasoja

13 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të ketë “ndërshkime të ashpra” për Arabinë Saudite nëse përcaktohet se gazetari saudit Xhamal Kashogi është vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë.

Në fragmentet e një interviste për kanalin CBS, që do të transmetohet të dielën, presidenti Trump thotë: “Ne do të zbulojmë të vërtetën dhe do të ketë dënime të rënda”.
Presidenti tha se “askush nuk e di akoma, por ndoshta do të jemi në gjendje të zbulojmë” nëse Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, urdhëroi vrasjen.

Trump, i cili shpesh është mburrur për lidhjet e tij të biznesit me mbretërinë, sugjeroi gjatë intervistës se mos shitja e armëve amerikane Arabisë Saudite nuk do të ishte një opsion, duke shtuar se nuk dëshironte të dëmtonte vendet e punës.

Njoftimet e medias thonë se gazetari saudit Xhamal Kashogi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën inteligjente Apple Watch.

Thuhet se Kashogi ka aktivizuar regjistrimin e zërit në pajisjen e tij pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku shkoi të merrte një dokument që duhej për martesën e tij.

Ora raportohet të ketë qënë e lidhur me iCloud dhe telefonin celular që ai e la me të fejuarën e tij para se të hyjë në konsullatë. E fejuara e tij thotë se priti që Kashogi të dilte nga ndërtesa, por kjo nuk ndodhi.

Raportet thonë se ora regjistroi jo vetëm marrjen në pyetje dhe torturën e Kashogit, por edhe vrasjen e tij.

Kashogi, i cili ishte banor i Shteteve të Bashkuara, shkruante për The Washington Post dhe ishin kritikë ndaj Arabisë Saudite.

Presidenti Donald Trump ka premtuar të flasë personalisht me mbretin Salman të Arabisë Saudite për të diskutuar atë që ai e quajti “situatë e tmerrshme në Turqi”. Ai u tha gazetarëve në Cincinnati të Ohio-s se Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë se çfarë ndodhi me gazetarin Kashogi.

Washington Posti njoftoi më parë këtë javë se qeveria turke informoi zyrtarët amerikanë se kishte një regjistrim në video që provonte se Kashogi u vra brenda konsullatës.

Zyrtarët sauditë kanë mohuar ndonjë përfshirje në zhdukjen e Kashogit dhe thanë se ai u largua nga konsullata pak pas hyrjes. Ministri i Brendshëm Saudit, Princi Abdel Aziz bin Saud bin Nayef i ka quajtur njoftimet se qeveria urdhëroi vrasjen e Kashogit “gënjeshtra dhe akuza të pabaza”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SFIDA E GATIMIT”/Alfio dhe Indriti zbulojnë detaje rreth emisionit (VIDEO)
Previous article KATALAN BESNIK/ MESSI refuzoi MEGA OFERTËN e Man City për trefishimin e pagës

F.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT