Vrasja e gazetarit investigativ dhe të fejuarës së tij pak kohë më parë në Sllovaki tronditi jo vetëm opinionin atje por mori edhe një vëmendje të madhe në botë.
E ndërsa hetimet se vrasja ka lidhje me publikimin e një shkrimi për mafian italiane e cila ka lidhje me politikën, sot ka dhënë dorëheqje nga ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalinak, raporton The Guardian.
“Është e rëndësishme që stabiliteti i qeverisë të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit”, ka deklaruar Kalinak.
Gazetari hulumtues Jan Kuciak dhe e dashura e tij, janë varë tre javë më parë në shtëpinë e tij.
Deri më tani janë mbajtur dhjetëra protesta nga qytetarët e Sllovakisë, ku është kërkuar zbardhja e vrasjes, kurse qeveria ka ofruar një milion euro për këdo që informon dhe që çon në kapjen e vrasësve.