• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARES/ Kush është biznesmeni i njohur që porositi bombën për të cilin kërkohet burg përjetë
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARES/ Kush është biznesmeni i njohur që porositi bombën për të cilin kërkohet burg përjetë

18 August, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Prokurorja e përgjithshme e Maltës ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për biznesmenin e njohur vendas Yorgen Fenech, si ideator i vrasjes me eksploziv në makinë të gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, ne ngjarjen që tronditi vendin ishullor dhe Evropën katër vjet më parë.

Prokurorja Victoria Buttigieg, ngriti sot akuzat formale ndaj Fenech, i cili ishte arrestuar në nëntor 2019 teksa përpiqej të largohej nga Malta. Ai akuzohet tashmë për bashkëpunim në vrasje dhe konspiracion kriminal.

Padia konfirmon se ai do të dalë fizikisht para gjyqit, duke kërkuar burgim të përjetshëm për akuzen e vrasjes, dhe 20 deri në 30 vjet burg për konspiracionin kriminal.

Caruana Galizia ishte gazetarja më e njohur investigative e Maltës, para se të vritej me bombë në makinë në 16 tetor 2017. Vrasja makabre e një gazetareje që kishte ekspozuar vazhdimisht  korrupsionin dhe zhvatjet e elitës politike e të biznesit në vend, shkaktoi protesta e zemërim të gjerë, dhe rrjedhimisht dorëheqjen e kryeministrit Joseph Muscat.

Vrasja e gazetares, kush është biznesmeni i njohur që porositi

Në kohën e vdekjes Caruana Galizia po hetonte pikërisht një marrëveshje për një central energjitik, ku i akuzuari Fenech ishte drejtori dhe aksioneri kryesor.

Një nga tre të akuzuarit për vendosjen e bombës vrasëse pranoi aktin në shkurt dhe u dënua me 15 vjet burg. Dy bashkëpunëtorë të tjerë presin gjyqin.

Një hetim i veçantë i muajit të kaluar vendosi se shteti maltez është përgjegjës për vrasjen e Caruana Galizia, duke krijuar klimën e pandëshkueshëmrisë që lejoi aktin.

Në nje raport gjykatësit i jepnin përgjegjësi direkte Joseph Muscat për rrethanat që çuan në vrasjen, duke cituar miratimin e tij te punës me kompanitë sekrete të Keith Schembri, krahu i tij i djathtë, dhe ish-ministrit të energjisë Konrad Mizzi.

Joseph Muscat, Schembri e Mizzi kanë mohuar publikisht përfshirjen. Schembri është akuzuar në mars për pastrim parash dhe mashtrim.

Kryeministri aktual Robert Abela, i ka kërkuar ndjesë familjes së Caruana Galizia pas konkluzineve të hetimit dhe është zotuar të pranojë të gjitha rekomandimet për çështjen. /TheGuardian/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article D0ZA E TRETË E VAKSINËS/ Frika nga vjeshta, përfitimet, imuniteti dhe parandalimi
Previous article "BASHKËPUNOJ ME..."/ 35-vjeçari shqiptar tregon para gjykatës ngjarjen që e çoi në pranga: Ula kamerat e sigurisë, preva...

s.autor

Postime të ngjashme

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT