• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E FRROK LLESHAJT/ Detajet: Autori e qëlloi nga afër me pistoletë, dyshohet se u arratis me motorçikletë
Home
Breaking News

VRASJA E FRROK LLESHAJT/ Detajet: Autori e qëlloi nga afër me pistoletë, dyshohet se u arratis me motorçikletë

5 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hakmarrja dyshohet të jetë pista kryesore e hetimit nga grupi hetimor i Policisë së Shkodrës në lidhje me ekzekutimin e 65-vjeçarit Frrok Lleshaj mbrëmjen e së hënës në Vaun e Dejës. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë me dije për ‘Shqiptarja.com’ se janë marrë në pyetje 12 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sipas të dhënave nga ekspertiza e policisë, 65-vjeçari është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, çka forcon dyshimet se autori nuk ka qenë i vetëm, por ka pasur bashkëpunëtorë.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një banese pranë vendit të ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Gjithashtu, dyshohet se autori është larguar me motorçikletë, duke përfituar nga errësira për t’u zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit.

Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90 pesë viktima deri më tani.

Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim të viteve ’90, ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj, me të cilin nisi konflikti, si dhe një shtetas tjetër nga Puka.

Ngjarja e parë ndodhi në vitin 1991, kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi. Asokohe u tha se i riu ishte vrarë nga policia greke në rrethana të paqarta, por familja e Frrok Lleshajt dyshonte se pas ngjarjes fshiheshin kushërinjtë e tij.

Disa vite më vonë, dyshohet se Frrok Lleshaj mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kushëririn Dodë Lleshaj. Megjithatë, ai nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka. Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, për të cilin e pranoi autorësinë në gjykatë dhe u dënua me 25 vite burg

Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshajt.

Me vrasjen e 65-vjeçarit mbrëmjen e 4 gushtit 2025, shkon në pesë numri i viktimave si pasojë e kësaj gjakmarrjeje. Policia vendore e Shkodrës, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, nisi hetimet paraprake përmes grupit të posaçëm të ngritur për këtë rast.

Frrok Lleshaj, një ish-efektiv policie, u arrestua për vrasjen e ndodhur gjatë konfliktit me familjen nga Puka, por u arratis nga burgu në vitin 1997.

Ai u kap sërish në vitin 2006 dhe vuajti 21 vite burg, duke dalë para dy vitesh. Edhe pse u dënua, ai nuk e pranoi kurrë autorësinë për vrasjen e kushëririt.

Pas daljes nga burgu, ai ishte braktisur nga familja, gruaja dhe fëmijët, dhe jetonte i vetëm në fshatin Paçram, duke u marrë me blegtori.

Vrasja ndodhi pranë banesës së tij, ndërsa ai po ecte në rrugët e fshatit. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Dyshimet kryesore për vrasjen e Frrok Lleshajt lidhen me këto dy hasmëri të vjetra, por deri më tani nuk ka persona të ndaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASHTRONTE VAJZA DHE BIZNESE/ Arrestohet 21-vjeçari, tregonte jetën luksoze në rrjete sociale (EMRI)
Previous article PLAGOSI NËNËN DISA HERË ME THIKË/ Autori shtrohet në spital psikiatrik

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT