Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Florian Lamçes mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Lamce, 40 vjeç, kur është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’, ka qenë me disa persona duke konsumuar alkool edhe pse lokali ka qenë i mbyllur.
Bashkë me të kanë Ardiano Hajdari dhe Sokol Sanxhakatari, me të cilët është konfliktuar.
Si pasojë e konfliktit me dy personat e tjerë, në grindje e sipër me shishe e sende të forta, është goditur 40-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Personat që u konfliktuan e kanë dërguar vet viktimën në spitalin e Elbasanit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orë 04:00 të mëngjesit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’.
Lamçe njihet si person me precedentë penalë, ndërsa në qytet njihej me nofkën (Qorri).
Policia bën me dije se në momentin e konfliktit viktima dhe të plagosurit kanë qenë në gjendje të dehur.



