• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ERI ZEFIT/ Flet Mikel Alia që nxori në pritë mikun e fëmijërisë: Donin të më vrisnin dhe mua
Home
Breaking News

VRASJA E ERI ZEFIT/ Flet Mikel Alia që nxori në pritë mikun e fëmijërisë: Donin të më vrisnin dhe mua

13 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Mikel Gjovalin Alia është vetëdorëzuar në polici pasi akuzohej si personi që nxori në pritë mikun e tij, Eri Zefin, i cili u gjet pa jetë në fillim të muajit tetor. Gjovalin Alia rezultonte i shpallur në kërkim prej dy javësh.

40-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, të shpallur gjithashtu në kërkim, për vrasjen e Eri Zefit. Ai dhe Eri ishin shokë të ngushtë, prej fëmijërisë.

Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor mësohet se ai ka deklaruar para Policisë se nuk e ka nxjerrë në pritë shokun e tij, por kanë qenë duke udhëtuar së bashku, kur janë sulmuar nga disa persona që tentuan t’i grabisnin.

Pas ngjarjes së rëndë, Gjovalin Alia është strehuar në zonën e Fanit, po në Mirditë, ku edhe u gjet i vrarë Eri Zefi. Sipas “Panorama”, Alia është shprehur se autorët që kanë bërë atentat ndaj tyre kanë tentuar të vrasin edhe atë, por për fat të mirë, 40-vjeçari ka arritur të shpëtojë.

Ai ka thënë para policisë:

Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në pritë për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”.

Duke qenë se ishin shokë me njëri-tjetrin, Alia dyshohet se e ka nxjerrë nga shtëpia Zefin që t’ia çonte në pritë dy autorëve ende të paidentifikuar, të cilët ishin caktuar për të kryer vrasjen. Dyshohet se ata janë larguar në drejtim të Kosovës.

Një letër-porosi e dërguar autoriteteve të drejtësisë kosovare pritet të hedhë dritë mbi hyrje-daljet e dy autorëve të vrasjes.

Letër-porosia është dërguar nga Prokuroria e Lezhës, e cila po drejton hetimin për vrasjen e Eri Zefit, duke kërkuar nga pala kosovare të japë të dhëna për dy persona që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga Shqipëria dhe më pas janë larguar nga Kosova në drejtim të Gjermanisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Baticat "GLLABËROJNË" plazhin në Tale, uji u afrohet bizneseve
Previous article NEGOCIATAT/ Meta për median franceze: Macron tha jo, por ne e dimë se Parisi na inkurajon dhe na mbështet

k.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT