Policia ka arrestuar një tjetër person ditën e sotme, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, më 20 korrik pranë banesës së tij.
Para pak ditësh u shoqëruan 6 persona, ndër të cilët 4 pjesëtarë të familjes Manehasa.
Në burg vijojnë të mbeten Albert 64 dhe Seit Manehasa 37 vjeç, babë e bir. Ky i fundit është pronar i një biznesi makinash në Peqin.
Burime për mediat bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur 30-vjeçari, i njohur si “Loku” i Peqinit ka vendosur armën e krimit pistoletë TT poshtë serbatorit të një makine, në servis.
Ky person është mik i Seit Manehasës. Një i afërmi i familjes Manehasa, Bujar Dervishi tha se e gjitha kjo është e qëllimshme dhe se konkurentët e biznesit kanë dorë në këtë ngjarje.


